×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Këta janë dy vëllezërit që u ekzekutuan brenda automjetit në Durrës

    Reporteri
    27 Prill 2020 | 18:44

    Besmir dhe Viktor Haxhia janë dy viktimat e atentatit të sotëm në qytetin e Durrësit. Dy vëllezërit u qëlluan me breshëri plumbash teksa ishin duke lëvizur me makinë. Ngjarja ndodhi pranë tregut të makinave, në zonën e Shën Vlashit, të qytetit bregdetar.


    Duket se atentatorët janë kujdesur që viktimat të mos kishin shpëtim, pasi kanë lëshuar një sasi të madhe plumbash në drejtim të tyre.

    Vëllezërit Haxhia ishin me origjinë nga Puka dhe jetonin në lagjen 13 në Durrës, ndërkohë që familjarët mohojnë të kenë patur konflikte.

    Mësohet se Viktor Haxhia kishte mbaruar Fakultetin e Drejtësisë në Durrës dhe punonte si avokat. Ndërkohë i vëllai, Besmir Haxhia mësohet se drejtonte një shërbim karrotreci.

    Në vendngjarje ka mbërritur edhe Ardi Veliu, drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Ende nuk ka asnjë pistë për këtë ngjarje të rëndë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!