×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes pas një sëmundje të rëndë ish-luftëtari i UÇK-së, lë pas gruan dhe dy fëmijë

    Reporteri
    28 Prill 2020 | 7:57

    Është ndarë nga jeta ish-luftëtari e ish-i burgosuri politik, Avni Ahmeti nga Ponosheci i Gjakovës.


    Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e kanë bërë me dije familjarët e tij të cilët edhe kanë treguar për kohën dhe vendin e varrimit.

    “Pas një sëmundje të gjatë e të rëndë, sot ndërroi jetë vëllai ynë, Avni Ahmeti, në moshën 46-vjeçare, (20 qershor 1974 – 27 prill 2020), duke lënë pas bashkëshorten dhe dy djem. Varrimi bëhet nesër në orën 13:00, në varrezën e familjes në Ponoshec. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës, për të cilën luftoi me pushkë në dorë dhe vuajti në burgje serbe”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!