×
  • Sport
  • Sport

    “Klubet e La Ligës kanë nevojë për së paku pesë javë të përgatiten për rikthimin”

    Reporteri
    28 Prill 2020 | 8:12

    Sipas Lopeteguit, së paku pesë javë duhen përgatitje para se të rinisë sezoni në La Liga.


    Trajneri i Sevillës, Julen Lopetegui, ka paralajmëruar La Ligës se klubet kanë nevojë së paku pesë javë për t’u përgatitur për t’u rikthyer në aksion pas ndërprerjes për shkak të pandemisë së koronavirusit.

    La Liga është ndërprerë në fillim të marsit për shkak të Covid-19, që ka infektuar shumë persona në Spanjë, gati 230,000 – më shumë se në çdo vend tjetër në Europë.

    Më shumë se 23,500 njerëz kanë vdekur në Spanjë shkak i këtij virusi, por të hënën numri ka rënë në 288, më i ulëti që nga 20 marsi dhe kjo ka shtyrë Qeverinë që të nis zhbllokimin e vendit.

    Tashmë ka nisur diskutimi për rikthimin e mundshëm të ekipeve në stërvitje, parashikohet me 18 maj, derisa rinisja e sezonit në fillim të qershorit.

    “Fundi i sezonit do të jetë një eksperiment sepse nuk e dimë se çfarë do të ndodhë. Ne duhet të jemi të qetë dhe të presim, duke i dhënë rëndësi shëndetit të njerëzve në rend të parë”, tha Lopetegui.

    “Ajo që mund të siguroj është se kjo nuk do të jetë asgjë si kthimi pas një pushimi veror. As forma dhe as përqendrimi i lojtarëve nuk do të jetë as 20 përqind e asaj që do të ishte në një sezon normal”.

    “Ne do të duhet të flasim për kohën e përgatitjes por, si menaxher, unë shoh që do të na duhen minimumi pesë javë për të qenë në një situatë ku ne mund të luajmë çdo tre ditë në një mjedis që askush nuk ka përjetuar më parë, jo vetëm duke luajtur pas dyerve të mbyllura, por pas gjithçkaje që ka ndodhur”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!