×
  • Lajme
  • Lajme

    1 person në gjendje kritike në QKUK, po i jepet frymë mekanikisht

    Reporteri
    28 Prill 2020 | 11:08

    Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, sot me 28.04.2020, janë të hospitalizuar gjithsej 62 raste, 50 prej tyre me Covid -19.


    Siç bëhet e ditur në njoftimin e tyre në Facebook, 40 prej tyre janë në gjendje stabile, 9 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive ndërsa 1 në gjende të rëndë shëndetësore.

    “Në mjekimin intensiv, ndodhet një pacient i cili është në gjendje kritike, në ventilim mekanik dhe përkujdesje intensive”, thuhet në njoftim.

    Tutje theksohet se sot, nga Infektivja lirohen 6 pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid-19.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!