×
  • Lajme
  • Lajme

    Paralajmërohet hapja e shkollave nga 4 maji

    Reporteri
    28 Prill 2020 | 11:18

    Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka paralajmëruar se shkollat në kryeqytet do të hapen më 4 maj.


    Këtë e ka bërë të ditur vet Ahmeti, përmes një shkrimi në Twitter.

    “Ndryshim i madh në arsim këtë javë në Komunën e Prishtinës. Prindërit, mësimdhënësit, menaxheret e drejtoria e arsimit do të jenë shumë më afër mësimit, shkollave, dhe suksesit të nxënësve. Planifikojmë të fillojmë me 4 Maj”, ka shkruar ai.

    Ahmeti po ashtu ka kërkuar që fillojë edhe zbutja e masave ndaluese.

    Masat për frenimin e virusit kanë përfshirë edhe mbylljen e shkollave e deri te ndërprerja e punës në shumë aktivitete ekonomike si dhe kufizimin e lëvizjes që qytetarëve në 90 minuta në ditë.

    Data 4 maj është data deri kur, sipas një vendimi të Qeverisë në detyrë të Kosovës, vlejnë masat të cilat kanë hyrë të fuqi më 15 prill.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!