Në Selinë Qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës ka filluar takimi i kreut të partisë, Isa Mustafës me deputetët e grupit parlamentar.
Është bërë e ditur se deputetët e LDK-së do të shohin përbërjen e qeverisë së re, me emra konkretë dhe të gjitha detajet e marrëveshjes, të cilat akoma nuk janë bërë të ditura për publikun.
Me deputetët e LDK-së, Isa Mustafa, do të flasë edhe për votimin e kësaj qeverie, duke ditur se i ka disa që kanë votuar kundër në Këshill të Përgjithshëm.
Deri tash kryparlamentarja Vjosa Osmani nuk është parë në selinë e partisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.