Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka mohuar lajmin se do të hapen shkollat më 4 maj. Ai ka shpjeguar se nga data 4 maj do të dixhitalizohet arsimi në kryeqytet.
“Nuk kam thënë se do rihapen shkollat me 4 maj. Kam thënë ndryshim i madh po vjen për arsimin në Prishtinë me 4 maj. Arsimi, qeverisja e shkollave, komunikimi po dixhitalizohet komplet. Më shumë informata gjatë javës”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.
Ndërkohë në një postim në Twitter, Ahmeti ka shkruar se do të nis një ndryshim i madh në arsim gjat kësaj jave në Komunën e Prishtinës.
“Ndryshim i madh në arsim këtë javë në Komunën e Prishtinës. Prindërit, mësimdhënësit, menaxherët e drejtoria e arsimit do të jenë shumë më afër mësimit, shkollave dhe suksesit të nxënësve. Planifikojmë të fillojmë më 4 maj”, ka shkruar ai
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.