×
  • Sport
  • Sport

    Futbollistit nigerian i pëlqen muzika shqiptare, spektakël me këngën e Nora Istrefit

    Reporteri
    28 Prill 2020 | 17:17

    Sulmuesi i Besës së Kavajës, Charls Onuh, ka shfrytëzuar kohën e bukur, për t’u zhveshur dhe për të dhuruar “show”, me një kërcim brilant nën tingujt e këngës “Anna”, të Nora Istrefit.


    Nigeriani i klubit verdhezi ka shfaqur talentin e tij si kërcimtar në këtë kohë të vështirë pandemie, duke i befasuar të gjithë.

    Një kërcim special ky i Onuh, ndërkohë që video në rrjetet sociale është postuar nga braziliani Lucas Kardozo, i cili është gjithashtu pjesë e Besës, teksa u huazua nga kampionët e Partizanit.

     

    Për më tepër shikoni videon e mëposhtme:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!