×
  • Lajme
  • Lajme

    Albin Kurti bën fushatë sërish: VV 52.8%, LDK 17.2%, PDK 12.4%

    Reporteri
    28 Prill 2020 | 19:21

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, njëherit kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje thotë se në një sondazh që është bërë nga data 13-20 mars, partia e parë ka rritje të ndjeshme, kurse partitë e tij kanë rënie.


    Ai thotë se Vetëvendosje është e para me 52.8 %, e dyta LDK me 17.2 %, e treta PDK me 12.4 %. AAK me 6.6 %, Lista Serbe me 5.2 %.

    Ndërsa sipas Kurtit partia Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt ka vetëm 1.1 %.
    Sipas Kurtit duke ditur rivalët e tij politik këtë rritje të ndjeshme të VV-së në elektorat shkaktoi panik të madh tek ta.

    “Kjo shkaktoi një panik të madh, dhe dallimet që i kishim u theksuan së tepërmi në dritën e një rritje kaq të madhe të VV-së”, ka thënë Kurti në Euronews Albania, shkruan Reporteri.net.

    Ai thotë se në zgjedhjet e reja edhe nëse bëhet bashkë të gjitha partitë, do t’i mposht ato.

    “Nëse më 6 tetor kemi mundur një nga një, jemi gati për zgjedhjet e reja do t’i mundim edhe po u bën bashkë që të gjithë ata”, ka deklaruar Kurti. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!