Ministrja Shahini në daljen e saj për publik tha se nxënësit e tjerë nga klasa e 1 deri në 11 do të vijojnë mësimin online nga shtëpia deri me 29 maj 2020.
Shahini shtoi se këtë verë po planifikojmë të vendosim shkollat në dispozicion të më të vegjëlve me kurse verore dhe programe argëtuese.
Shahini: Ky vit do të mbyllet në qershor 2020. Mësimi nga shtëpia do të vazhdojë deri në fund të majit për klasat 1-11, pra 2 javë më herët se parashikimi që të lejojmë mësuesit që të shkojnë në shkolla dhe të bëjnë hedhjen e notave dhe kalkulimet përfundimtare.
Transmetimi në RTSH dhe komunikimi online me mësuesit do të vijojë deri në këtë datë. Vlerësimet përfundimtare do të mbyllen dy javët e para të qershorit nga mësuesit në shkollat ku i kanë regjistrat, duke bazuar me notat që janë marrë deri më 9 mars kur janë mbyllur shkollat duke marrë parasysh dhe vlerësimet në kushte shtëpie, por vetëm nëse ndihmojnë dhe jo penalizojnë nxënësit në nota. Do të nxirren udhëzime nga Ministria.
Këtë verë po planifikojmë të vendosim shkollat në dispozicion të më të vegjëlve me kurse verore dhe programe argëtuese. Planifikojmë incizimin e leksioneve për transmetim në RTSH. Shtatori do të fillojë me përsëritjen e temave të zhvilluara nga shtëpia përpara se të nisin kurrikulën tjetër.