×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti me shifra të ndryshme brenda 8 dite, njëherë tha se LDK është e treta tash thotë se ajo është e dyta

    Reporteri
    28 Prill 2020 | 20:46

    Brenda tetë dite, Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti e ka ndryshuar renditjen e partive politike. Natyrisht, të parën e ka lënë në të dy herët, partinë e tij, Vetëvendosjen, shkruan Reporteri.


    Para tetë ditëve, Kurti tha në TV SYRI se këto goditje që LDK po ia bën Osmanit po i kushtojnë, sepse tani sipas sondazhe është e treta, kurse PDK ia ka rrëmbyer vendin e dytë, shkruan Reporteri.net.

    “Ajo është kryetare e Kuvendit. Unë kurrë nuk do të isha dakord që Glauku si kryetar i Kuvendit t’ia lironte vendin e kryekuvendarit dikujt përveç Vjosa Osmanit. Kjo nuk do të vinte në shprehje për Kujtim Shalën, por për Osmanin situata është ndryshe, sepse ajo në vitin 2017, kur LDK doli e treta me Avdullah Hotin dhe Isa Mustafën, e mori dhe e ngriti LDK-në, dhe gati e bëri të parën, për pak vota ngeli pas VV-së. Dhe tash LDK me goditjet që po ia bën Vjoses, ka dalë e treta, PDK është e dyta, kurse ne jemi të parët me 52.5 për qind. PDK po e kalon praktikisht LDK, pasi LDK e ka shpallë Vjosa Osmanin, armikun kryesorë”, tha Kurtit, shkruan Reporteri.

    Por sot, renditja ka ndryshuar sipas analizave dhe sondazheve që përmend Kurti. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, njëherësh kryetar thotë se në një sondazh që është bërë nga data 13-20 mars, partia e parë ka rritje të ndjeshme, kurse partitë e tij kanë rënie.

    Ai thotë se Vetëvendosje është e para me 52.8 %, e dyta LDK me 17.2 %, e treta PDK me 12.4 %. AAK me 6.6 %, Lista Serbe me 5.2 %. Ndërsa sipas Kurtit partia Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt ka vetëm 1.1 %.
    Sipas Kurtit duke ditur rivalët e tij politik këtë rritje të ndjeshme të VV-së në elektorat shkaktoi panik të madh tek ta. Ai thotë se në zgjedhjet e reja edhe nëse bëhet bashkë të gjitha partitë, do t’i mposht ato.

    “Nëse më 6 tetor kemi mundur një nga një, jemi gati për zgjedhjet e reja do t’i mundim edhe po u bën bashkë që të gjithë ata”, ka deklaruar Kurti.

    Sondazhet e prezantuara nga ai dhe eksponentë të partisë së tij i kanë kundërshtuar partitë tjera por edhe pjesëtarë të shoqërisë civile duke thënë se në sistemin aktual zgjedhor në Kosovë është gati e pamundshme që dikush të arrijë 50 %. /Reporteri

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!