×
  • Sport
  • Sport

    UEFA ndihmon klubin suedez – Kalmar FF, falënderon Fidan Alitin

    Reporteri
    29 Prill 2020 | 10:34

    Fidan Aliti, aktualisht lojtar i klubit suedez, Kalmar FF ka përfaqësuar Kombëtaren e Kosovës në kualifikimin për Kampionatet Evropiane 2020 dhe UEFA Nations League.


    Kjo do të thotë që KFF është një nga dymbëdhjetë klubet suedeze që përfitojnë mbështetje nga UEFA, me plotë 833,189 euro. Nga kjo shumë 29,277 euro shkojnë për klubin e Kalmarit, shkruan Reporteri.net

    Klubi përmes një njoftimi zyrtar në “Twitter” i’u është falënderuar Fidan Alitit, pasi ishte i vetmi lojtarë i Kalmarit që luajti në nivel ndërkombëtar.

    “Ky është një lajm pozitiv për Kalmar FF në situatën financiare në të cilën jemi. Të gjitha paratë janë të mirëseardhura dhe ndihemi krenarë që kemi lojtarë që luajnë në atë nivel. Në të njëjtën kohë, situata mbetet e rëndë dhe ne duhet të vazhdojmë të punojmë së bashku që të mos pësoj krizë financiare skuadra jonë”, thotë Lucas Nilsson, menaxher i klubit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!