Një ekspert i nivelit të lartë mjekësor në FIFA, po bën thirrje që sezoni i Premierligës të anulohet.
Këshilli i FIFA-s dhe Kryetari i Shefit të Mjekësisë, Michel D’Hooghe ka këmbëngulur që futbolli nuk duhet të rifillojë deri në shtator për shkak të pandemisë koronavirus, përcjellë Reporteri.net
Deklarat e tij nuk është pritur mirë nga shumë fansa të futbollit në Angli, që tashë e sa kohë po presin që Premierliga të rifllojë.
“Bota nuk është e gatshme për futboll,” tha D’Hooghe për Sky Sports News.
“Shpresoj se kjo mund të ndryshojë shumë shpejt dhe unë sinqerisht ju them se duhet të kemi durim.
“Futbolli mund të jetë i mundur vetëm nëse kontakti është i mundur përsëri. Futbolli mbetet një sport kontakti dhe kontakti është një nga gjërat e para që të gjithë thonë se duhet të shmangni në këtë kohë.
“Nëse ata mund të fillonin sezonin 2020-21 në shtator ata përfundimisht mund të shmangnin një sulm të dytë nga virusi”, theksoi ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.