Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, sot do të mbajë një takim për t’i finalizuar përgatitjet e fundit para nënshkrimit të marrëveshjes së koalicionit me LDK-në.
Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka thënë se po punohet që sot pasdite të ndodh nënshkrimi i marrëveshjes me LDK-në.
“Po punohet në atë drejtim, që sot pasdite të ndodhë nënshkrimi i marrëveshjes në mes AAK-së dhe LDK-së”, ka thënë Lekaj, për Telegrafin.
AAK ka propozuar emrat për ministra në Këshill Drejtues. Ramë Likaj, Blerim Kuçi, Selim Selimi dhe Meliza Haradinaj pritet që të propozohen ministra, ndërsa zv.kryeministër pritet të jetë Besnik Tahiri.
Ndryshe, kandidati i propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës për kryeministër të qeverisë së re, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se sot do t’i përmbyllin çështjet e koalicionit dhe do të dalin me përbërjen e qeverisë së re.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.