Ylli i Juventusit, Paulo Dybala, ka dalë pozitiv në testin për virusin Covid-19 për të katërtën herë në gjashtë javë, sipas programit televiziv spanjoll El Chiringuito.
Argjentinasi e konfirmoi në llogarinë e tij në Instagram më 21 mars se ai dhe e dashura e tij, Oriana Sabatini, kanë dalë pozitivë në testin për koronavirus, transmeton Gazeta Express.
Sipas El Chiringuitos, Dybala i ka bërë katër teste të tjera në gjashtë javët e fundit dhe e fundit i doli pozitiv.
Kjo do të thotë se ai nuk po arrin ta kalojë virusin vetë dhe mund t’i duhet trajtim më intensiv mjekësor.
Duke marrë parasysh se Juventusit planifikon t’u kthehet stërvitjeve dikur nga 4 maji deri më 18 maj, kjo gjithashtu i shton dyshimet se a do të mundë të luajë argjentinasi në ndeshjet e mbetura të këtij seszoni.
Para Dybalas, edhe dy futbollistë të tjerë të Juventusit, Daniele Rugani dhe Blaise Matuidi, u infektuan me koronavirus, mirëpo ata të dy janë shëruar që nga atëherë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.