Granit Xhaka këmbëngul se nervozizmi i tij me tifozët e Arsenalit gjatë një takimi me Crystal Palace ishte një “keqkuptim”, dhe ai tani është i përqëndruar në të ardhmen e tij në Emirates Stadium.
Xhaka ishte shumë pranë një largimi në merkaton e janarit, pasi u përplas me trajner dhe me tifozët pas zëvendësimit të tij nga ndeshja kundër Crystal Palace, përcjell GazetaBlic.
Mesfushori kosovar thotë se ai kurrë më parë nuk kishte përjetuar “urrejtje” të tillë nga tifozët, por pranon se ai ishte gjithashtu fajtor për reagimin e tepërt.
“Kishte shumë urrejtje ndaj meje. Ju nuk mund ta zhbëni atë. Ndoshta ishte një keqkuptim. Kjo ka kaluar tashmë. Unë po shikoj për të ardhmen.
Siç shkrova në deklaratën time atëherë, si ekip, klub dhe tifozë, ne duhet të punojmë së bashku për ndeshjen tjetër dhe sfidat tjera me respekt të ndërsjellë”, tha Xhaka për Sport1.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.