Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, pas takimit me Isa Mustafën ka thënë se ka nënshkruar marrëveshjen e koalicionit me LDK-në.
Pas këtij takimi, u publikuar edhe dokumenti që u nënshkrua nga dy liderët, e që përbëhet nga 14 pika, shkruan Reporteri.net.
Sic shihet në dokumentin e nënshkruar nga Haradinaj e Mustafa, ka dakordim se cdokush në kabinet që mund të ketë aktakuzë, do të shkarkohet.
Deri tani nuk dihen akoma të gjitha propozimet për ministra. Vetëm AAK-ja ka bërë publike propozimet.
Zv.kryeministër do të jetë Besnik Tahiri, ministre e Jashtme Meliza Haradinaj, ministër i Drejtësisë Selim Selimi, ministër i Zhvillimit Ekonomik Blerim Kuçi dhe ministër i Arsimit Ramë Lika.
Ndërkohë, në këtë dokument konfirmohet se pjesë e koalicionit janë edhe Nisma, AKR, LS dhe minoritetet e tjera, të cilat akoma nuk dihet kënd do ta propozojnë për pozita ministrore./Reporteri.net