×
  • Lajme
  • Lajme

    U përfol përfshirja e tyre në Qeveri – ky ishte qëndrimi i PSD-së

    Reporteri
    29 Prill 2020 | 14:34

    Një javë më parë, por edhe në ditët që lamë pas mediat e ndryshme kanë raportuar se kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës po kërkonte përfshirjen e Partisë Socialdemokrate në Qeverinë e drejtuar nga Avdullah Hoti. Asgjë zyrtare nga të dy partitë nuk ishte konfirmuar apo mohua kategorikisht, shkruan Reporteri.


    Në marrëveshjen që sot Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e nënshkruan, AAK mori 4 ministri dhe postin e Zëvendëskryeministrit të Parë. Nga kreu i saj u deklaruan edhe emrat dhe aty nuk pati emra nga PSD, shkruan Reporteri.

    Në fakt, sipas zyrtarë të kësaj partie, nuk kishte pasur asnjëherë diskutime për një përfshirje të mundshme të tyre në Qeveri. Në fakt ata kanë thënë se ky ka qenë thjeshtë një dëshirë e palëve të treta dhe një raportim portalesh. Anëtari i Kryesisë së PSD-së, Zgjim Hyseni ka dhënë mbrëmë një përgjigje për këtë, në emisionin Debat Plus në TV Dukagjini.

    “Se pari për me e ba të qartë, që disa kohë, ka një javë që shoh lajme nëpër portale, deklarata mbi përfshirjen e PSD-së në Qeveri, bile kam pa që janë përfol edhe pozita të ndryshme. Du me e ba të qartë që na nuk e kemi pasë asnjë komunikim zyrtar, me c’rast dikujt prej strukturave udhëheqësve të partisë i është ba një ofertë e caktuar për përfshirje në Qeveri, e kjo është arsyeja se pse na nuk kemi preferu me u përgjigje mbi supozime të njerëzve tjerë. E qartë është po ashtu që ka pasë komunikime të njerëzve të tretë, që kanë qenë më shumë dashamirës edhe të cilët kanë qejf PSD-në me e pa të përfshirë në Qeverinë e ardhshme, apo edhe të njerëzve të partive, por edhe një herë po them asnjëherë nuk kemi pasë një drejtim të strukturave udhëheqëse, njerëzve që marrin vendime mbi marrëveshjet e koalicionit, asnjëherë nuk e kemi pasë ni diskutim të tillë zyrtar. Kjo është arsyeja pse na nuk jemi mbledhë në organet tona me vendos se çfarë do të bënim. Unë po them na nuk kemi pasë ofertë, ka pasë komunikime të njerëzve të ndryshëm, por asnjëherë ofertë prej strukturave”, ka thënë ai.

    Në Qeverinë Hoti do të jenë ndërkaq edhe Nisma dhe AKR, si dhe minoritetet. Nuk dihet ende se sa dhe cilat pozita do të mbajnë këto subjekte politike.

    Pritjet janë që gjatë javës të mbahet seanca për votimin e Qeverisë.

    Vetëvendosje po e kundërshton një proces të tillë, duke paralajmëruar një rezistencë, për siç thonë ata, ndaj vendimeve kushtetuese.

    Nga PDK ndërkaq edhe sot kanë deklaruar votën kundër qeverisë së re. Kreu i saj, Kadri Veseli tha se deputetët e partisë së tij nuk do ta votojnë qeveritë e mashtrimeve. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!