Një grua në Teksas dyshohet se sulmoi bashkëshortin e saj pasi ai nuk iu përgjigj pyetjes kur ajo e pyeti se a është e bukur.
Lizeth Guadalupe Ramirez, 20 vjeç, u arrestua të martën vonë pas incidentit të dyshuar, raporton Laredo Morning Times, duke cituar burime nga policia, transmeton Reporteri.net.
Raportohet se ajo u tha hetuesve se ishte burri ai që tentoi ta mbyste atë. Megjithatë, bashkëshorti dha një version tjetër të ngjarjes, duke thënë policisë se çifti ndodheshin në kinema kur ajo e pyeti nëse dukej bukur. Burri heshti dhe nuk u përgjigj. Pas kësaj pasoi grindja që i nxiti të ktheheshin në shtëpi.
Gjatë udhëtimit të tyre për në shtëpi, burri pretendon se ajo e goditi atë në mënyrë të papritur, gjë që vazhdoi edhe në shtëpi. Liezeth madje sulmoi edhe një anëtar të familjes që u përpoq të ndërhyjë, siç raportojnë mediat e huaja. Ramirez u ngarkua me dy akuza për sulm dhe dhunë në familje./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.