×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK e AAK merren vesh që të jenë kundër mocionit eventual të mosbesimit nga opozita

    Reporteri
    29 Prill 2020 | 14:56

    LDK-ja dhe AAK-ja kanë nënshkruar marrëveshjen e koalicionit qeverisës.


    Gazeta Online Reporteri.net ka siguruar dokumentin e marrëveshjes, i cili prasheh 14 pika.

    Një prej pikave më interesante është e 11-ta ku është dakordimi i tyre rreth një mocioni të mundshëm mosbesimi.

    Siç shihet në dokumentin e nënshkruar nga Haradinaj e Mustafa, ka dakordim se LDK dhe AAK nuk do të përkrahin mocionet e mosbesimit të inicuara nga palët e tjera në parlament, shkruan Reporteri.net.

    Ndërkohë, në këtë dokument konfirmohet se pjesë e koalicionit janë edhe Nisma, AKR, LS dhe minoritetet e tjera, të cilat akoma nuk dihet kënd do ta propozojnë për pozita ministrore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!