Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, ka njoftuar se është sulmuar një inspektor i punës gjatë kryerjes së detyrë në Drenas.
Përmes një postimi në faqen zyrtare të ministrisë thuhet se cdo sulm i tillë do të ndiqet penalisht.
“Sapo u njoftuam që sot, me datë 29 Prill 2020, njëri prej inspektorëve të punës është sulmuar gjatë kryerjes së detyrës së tij në Drenas. Çdo sulm dhe pengesë ndaj zyrtarëve për të kryer punën e tyre, është në kundërshtim me ligjet në Kosovë dhe njëherit kryesi i veprës duhet të ndiqet penalisht për këtë veprim”, thuhet në njoftim.
Tutje në reagimin e ministrisë thuhet se “Kjo sjellje është e pa pranueshme dhe i ftojmë organet e drejtësisë që sa më parë të merren me këtë rast!”.