×
  • Sport
  • Sport

    Italianët i duan mbrojtësit shqiptarë, klubi i njohur kërkon Ardian Ismajlin

    Reporteri
    29 Prill 2020 | 17:08

    Futbollistët shqiptarë nga viti në vit po bëhen të preferuar në Serinë A.


    Së fundmi, është një tjetër emër që mund të bëhet pjesë e një prej kampionateve më të forta të Evropës. Lojtari i kuqezinjve, Ardian Ismajli është një nga më të mirë te Hajduku i Splitit në Kroaci.

    Mbrojtësi ka bërë paraqitje të shkëlqyera edhe me kombëtaren, ku trajneri Edi Reja e ka aktivizuar shpesh si titullar. Interesim për të ka shfaqur skuadra e Torinos.

    Sipas “Tuttomercatoweb”, kanë nisur negociatat me klubin e lojtarit, për ta transferuar atë në Itali. I vetmi problem deri tani është çmimi për lojtarin, teksa Torino ka ofruar 1.5 milionë euro, ndërsa Hajduk Split kërkon të paktën 3 milionë euro.

    Megjithatë marrëveshja duket shumë afër, pasi me 2 milionë euro, plus një % të shitjes së lojtarit në të ardhmen, Hajduku mund të hiqte dorë nga shërbimet e Ismajlit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!