×
  • Lajme
  • Botë

    323 të vdekur e 2.086 të infektuar me Coronavirus në 24 orët e fundit në Itali

    Reporteri
    29 Prill 2020 | 19:11

    Në 24 orët e fundit, në Itali kanë vdekur 323 persona si pasojë e koronavirusit, ndërkohë që janë regjistruar 2.086 raste të reja, ka bërë të ditur Corriere.it.


    Me këtë, numri i të vdekurve është rritur në 27.682, kurse i të infektuarve në 203.591.Deri më tash, janë shëruar 71.252 persona, kurse aktualisht të hospitalizuar janë 19.210 pacientë, prej tyre 1.795 në përkujdesje intensive.

    Italia është vendi i dytë më i goditur botë për vdekje nga COVID-19 pas SHBA-së, kurse i treti për nga infektimet pas SHBA-së dhe Spanjës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!