Lëvizja Vetëvendosje po pretendon se një deputet minoritar ka humbur mandatin, andaj nuk do të mund ta japë votën e tij në Kuvend për Qeverinë Hoti, në rast se ajo bëhet.
Në fakt është Këshilltari i kryeministrit në detyrë Albin Kurtit, Erzen Vraniqi, që ka deklaruar një gjë të tillë, duke thënë se Kuvendi tanimë ka 119 deputetë.
Vraniqi ka thënë se deputeti Etem Arifi ka humbur mandatin për shkak se është i dënuar me 1 vit burgim me vendim të plotfuqishëm, shkruan Reporteri.
“Kuvendi i Kosovës i ka 119 deputetë. Deputeti Etem Arifi i dënuar me 1 vit e 3 muaj burg me vendim të plotfuqishëm, e ka humbur mandatin sipas nenit 70 të Kushtetutës së Kosovës. Ai nuk ka të drejtë vote”, ka shkruar ai.
Lidhur me këtë çështje, Reporteri ka kërkuar informacione nga administrata e Kuvendit, ku kanë thënë se Arifi i cili ishte dënuar për veprën penale “Mashtrim me subvencione” është ankuar Kushtetuese dhe rrjedhimisht aktgjykimi nuk hynë në fuqi pa dhënë mendim edhe Kushtetuesja.
Në rast se Etemi nuk do të ishte ankuar në Kushtetuese, vendimi do të hynte në fuqi më 5 maj.
Kujtojmë se Etem Arifi i cili vjen nga Partia e Ashkalinjve për Integrim, ka deklaruar se do ta votojë Qeverinë e udhëhequr nga LDK. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.