Barcelona dhe Manchester City janë gjithnjë e më pranë.
Sipas sajtit katalanas “Sport”, dy klubet mund të mbyllin javën e ardhshme transferimin e Cancelos te Barcelona, ndërkohë që Semedo në krahun tjetër mund të kalojë në Premier League.
Barcelona ndërkohë do të ketë edhe të drejtën e riblerjes së mbrojtësit në të ardhmen. Semedo ka një kontratë që i skadon në vitin 2022, teksa agjenti Jorge Mendez ka miratuar operacionin për shkëmbimin.
Kartoni i të dy futbollistëve vërtitet në shifrën e 45 milionë euro, teksa si Guardiola ashtu edhe Setien do të kenë në dispozicion futbollistë me karakteristika të ndryshme. Cancelo zotëron një teknikë fantastike, që mund t’i shërbejë blaugranëve në fazën sulmuese në La Liga.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.