×
  • Lajme
  • Lajme

    Këshilltari i Pacollit: Vjosa Osmani urgjentisht të reagojë, Xhelal Sveçla kërcënoi sërish Behgjet Pacollin

    Reporteri
    02 Maj 2020 | 8:45

    Pas paralajmërimit të ushtruesit të detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla se kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli mund të ndalohet nëse shkon në Kuvend, ka reaguar këshilltari i tij, Jetlir Zyberaj.


    Zyberaj e ka quajtur këtë një kërcënim tjetër ndaj Pacollit, shkruan Reporteri. Ai ka thënë se kjo është deklaratë e frikshme dhe alarmante.

    Zyberaj po ashtu ka kërkuar reagimin e kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani.

    “I paprecedent deklarimi i ministrit Sveçla, se në rast të mbajtjes së seancës në Kuvend, shkuarja e zotit Pacolli aty si deputet, do të pasonte me arrestimin e tij. Alarmante dhe e frikshme kjo deklaratë. Si mund të arrestohet njē deputet i zgjedhur nga populli veç pse i kryen obligimet kushtetuese? Reagimi i zonjës Vjosa Osmani është i nevojshëm dhe urgjent ndaj kësaj çmendurie me qëllim frikësimi”, ka shkruar Zyberaj. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!