×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Pensionistët në “liri” sot

    Reporteri
    02 Maj 2020 | 10:37

    Ashtu si javën e kaluar edhe këtë të shtunë e kishin rradhën për të dalë pensionistët. Në qytetin e Lushnjes moshat e treta kishin dalë nëpër parqe dhe lulishte.


    Ata vazhdojnë të respektojnë rregullat e distancimit social dhe higjienës, teksa rrugët nuk kishin qarkullim të dendur të makinave. Lajm pozitiv është se prej dy javësh, në Lushnje nuk është regjistruar rast i ri me Covid-19.

    Një atmosferë të veçantë ka krijuar tenori Gëzim Xhaxhai i cili ka performuar me këngë nga repertori i tij dhe këngëtarëve lushnjarë për publikun. Para qendrës kulturore ‘Vaçe Zela’, artisti ka sjellë për qytetarët këngë të mëdha dhe ka falenderuar për veprat e ndërtuara nga pensionistët.

    Ndërkohë edhe Vlora ka qenë sot e pensionistëve. Shëtitjet në këtë qytet nuk kanë munguar nga mosha e tretë por vihen re lëvizje edhe të të rinjve, dhe grave me fëmijë.

    Në krahasim me të shtunën e kaluar por edhe me një ditë më parë, lëvizjet janë tepër të reduktuara, kjo për shkak të motit të vrenjtur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!