×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti homazhe në 21 vjetorin e masakrës së Studimes: Është koha që kriminelët të paguajnë për të bëmat e tyre

    Reporteri
    02 Maj 2020 | 10:45

    Sot në mëngjes kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, bëri homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Studime të Vushtrrisë.


    “Homazhet u bënë në nderim të 21- vjetorit të masakrës së Studimes ku humbën jetën 116 persona.

    Shumica e qytetarëve të Vushtrrisë dhe të fshatrave në rrethinë ishin larguar me forcë nga shtëpitë e tyre prej forcave serbe në fund të Marsit dhe fillimit të Prillit 1999, përderisa disa prej tyre ishin në gjendje të rrinin deri më 2 Maj.

    Më 2 Maj 1999 policia Serbe dhe forcat paramilitare kishin nxjerrë me forcë nga konvoi qytetarët, u kishin kërkuar para dhe më pas i kishin vrarë 116 persona në vend. Krejt kjo kishte ndodhur brenda 2 orësh”, thuhet në njoftimin për media.

    Sot, 21 vjet pas, akoma askush nuk ka marrë përgjegjësi dhe askush nuk ka kërkuar falje për këtë masakër. Është koha e fundit që kriminelët të paguajnë për të bëmat e tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!