Ronaldinho është njëri ndër lojtarët më të mirë që ka luajtur në histori të futbollit.
Ai ka fituar shumë trofe gjatë karrierës, por ka fituar vetëm një Top të Artë, edhe pse cilësitë që ka pasur, lënë të kuptohet se ai e ka merituar të ngreh edhe më shumë këtë çmim individual.
Përvec aspektit të jashtëzakonshëm teknik e taktik në fushën e lojës, Ronaldinho njihej si tip jo fort “shtëpiak” ku pëlqente shumë jetën e natës dhe alkoolin, përcjell GazetaBlic.
Tani Bein Sport shkruan për një klauzolë interesante që Ronaldinho kishte në kontratën me Flamengon kur nënshkroi në vitin 2012.
Ronaldinho kishte lënë Milanin për t’u kthyer në shtëpi, duke nënshkruar për Flamengon.
Në atë kontratë, Ronaldinho insistoi të kishte një klauzolë të veçantë, që ndoshta nuk e ka pasur asnjë futbollist tjetër.
Braziliani kërkoi që më kontratë t’i lejohet të dalë dhe të argëtohet dy ditë në javë, dhe t’i lejohet edhe konsumimi i alkoolit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.