×
  • Lajme
  • Lajme

    83 vjeçari që vdiq dje në Infektivë nuk ishte i prekur me coronavirus

    Reporteri
    02 Maj 2020 | 13:15

    Gjatë ditë së djeshme një 83 vjeçar nga Mitrovica e Jugut vdiq në Infektivë.


    I moshuari i cili ishte i dyshuar për koronavirus në mbrëmje rezultoi negativ.

    Lajmin e ka konfirmuar Drejtoresha e Klinikës Infektive, Lindita Ajazaj-Berisha.

    “Bëhet fjalë për të njëjtin person, është pranuar si i dyshimtë mirëpo ka rezultuar negativ”.

    Drejtoresha mes tjerash tregoi edhe për gjendjen e pacientëve të shtrirë në Klinikën Infektive.

    “36 persona të prekur me Covid-19 janë në trajtim në Klinikën Infektive ku pesë prej tyre janë me oksigjenoterapi duke u menaxhuar nëpër reparte ndërsa vetëm një rast është në mjekimin intenviz”.

    “Sot edhe një person lirohet si i shëruar”, deklaroi Ajazaj-Berisha për Klan Kosova.

    Vdes pacienti në Infektivë, pritet rezultati për t’u vërtetuar nëse ishte i prekur me Covid-19

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!