COVID-19 i ka mërzitur jo pak tifozët francezë këtë sezon fubollistik.
Për shkak të pandemisë Ligue 1 u anulua, ndërkohë që skuadra kampione u shpall, PSG-ja që mbante vendin e parë. Këtë vit futbollistik, parisienët nuk janë lodhur shumë. Interesant është fakti se mes atyre që do të gëzojnë për këtë titull ka edhe nga ata që kanë kontribuuar shumë pak, siç është rasti i Jesé Rodriguez.
Ish lojari i Real Madridit, i cili në vitin 2016 u transferua në PSG, ku kurrë nuk arriti ta tregonte veten (në katër sezonet e fundit ai ka shëtitur Europën i huazuar), gjatë të kampionatit të fundit luajti në vetëm një takim. Ai u aktivizua në minutën e 90-të një sfide të vlefshme për javën e katërt, e fituar nga parizienët 2-0 në shtëpinë e Metz. Kaq i mjaftoi që ai ta ketë emrin mes kampionëve Francës.
Rregullat e LFP-së “Ligue de Football Professionnel) në fakt përcaktojnë se çdo lojtar i skuadrës që ka luajtur për të paktën 1 minutë, duhet në të gjitha aspektet të konsiderohet kampion.
Dy ditë pas atij aktivizimi “flash”, Jesé u transferua në huazim te Sportingu i Lisbonës, klub me të cilin ai mbylli marrëdhëniet e tij më 23 mars.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.