×
  • Sport
  • Sport

    Albert Bunjaki e kujton me emocione pranimin në UEFA, por tregon se nuk priste që ky shtet të votonte kundër

    Reporteri
    03 Maj 2020 | 10:10

    Sot bëhen katër vite që nga koha kur Kosova u pranua në UEFA.


    Më 3 maj të vitit 2016, Kosova u bë anëtarja e 55-të e UEFA-s në Kongresin që ishte mbajtur në Budapest të Hungarisë, raporton Reporteri.net

    Kosova mori 28 vota pro, 24 kundër dhe 2 abstenuan.

    Albert Bunjaki, trajneri i parë i Kombëtares së Kosovës, në një prononcim për Reporterin ka thënë se kishte shumë emocione ditën kur Federata jonë u pranua në UEFA.

    “Emocione të paprëshkruara, të gjithë kishim emocione dhe ishim të lumtur me pranimin në UEFA,” ka thënë Bunjaki.

    Por, Bunjaki ishte i befasuar me votën kundër të cilën e kishte dhënë Zvicra.

    “Unë isha shumë i befasuar duke pasur parasysh komunitetin shqiptar që janë atje. Për mua ishte totalisht e pakuptimtë sepse Zvicra është nga vendet e para që e ka njohur pavarësinë, e aty votoi kundër Kosovës. Vërtetë dëshpëruese”, u shpreh Ish-trajneri i Kosovës.

    Bunjaki e ‘arsyetoi’ votën kundër të Zvicrës shkaku që ata kishin në Kombëtare shumë lojtarë kosovarë.

    “Po, sigurisht që ky ishte edhe shkaku që Zvicra votoi kundër,”.

    Nga pranimi në UEFA, Kosova pati suksese të mëdha në futboll. Përfundoi e para në Ligën e Kombeve, dhe është dy ndeshje larg kualifikimit në Kampionatin Evropian që do të mbahet vitin tjetër. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!