×
  • Sport
  • Sport

    Thaçi vjen me urim të veçantë në 4 vjetorin e pranimit të Kosovës në UEFA

    Reporteri
    03 Maj 2020 | 11:43

    Sot Kosova ka mbushur 4 vjet nga pranimi i saj në shtëpin e futbollit, UEFA.


    Nga shumë personalitet të sportit dhe kulutrës, edhe Presidenti, Thaçi ka uruar FFK-në dhe tifozët “Dardanë” në 4 vjetorin e pranimit të vendit tonë në UEFA, shkruan Reporteri.net.

    Thaçi, për të gjithë këto të arritura të futbollit për vendin tonë, e falënderon legjendën, tashmë të ndjerin, Fadil Vokrri.

    Ja postimi i plotë i Thaçit:

    “Federata e Futbollit të Kosovës, para 4 vjetësh, zyrtarisht u pranua në UEFA. Kjo ishte pikënisje e një rrugëtimi të jashtëzakonshëm të kombëtares sonë në futboll në garat ndërkombëtare, e cila me talentin, energjinë, vetëbesimin dhe fitoret na magjepsi të gjithëve.

    Në këtë ditë kujtojmë Fadil Vokrrin, legjendën e futbollit, strategun dhe njeriun që Kosovës tërë jetën e tij i solli vetëm suksese.

    Anëtarësimi i jonë në UEFA krijoi një entuziazëm të papërshkrueshëm dhe ishte një kthesë e madhe për futbollin, popullin dhe shtetin e Kosovës. HTH”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!