TSG Hoffenheim ka pranuar rezultatet e testimeve për koronavirus.
Skuadra nga Bundesliga, Hoffenheim, ka mësuar rezultatet nga testimet për koronavirus. Për fat të mirë, asnjë nga skuadra nuk ka rezultuar pozitiv, transmeton lajmi.net.
Kjo është vala e parë e testeve te skuadra e Hoffenheim, kurse vala e dytë planifikohet të kryhet të hënën (nesër).
Skuadrat e Bundesliga po ndjekin protokolin e sugjeruar nga DFL, për të testuar lojtarët para rikthimit në stërvitje.
Më herët gjatë kësaj jave tre lojtarë të Koln kanë rezultuar pozitiv, kurse te Werder Bremen i Rashicës nuk ka pasur raste pozitive.
Shpresojmë që Hoffenheim ta kalojë edhe fazën e dytë të testimeve pa ndonjë rast pozitiv.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.