×
  • Sport
  • Sport

    Ky ishte fjalimi i Vokrrit para anëtarve të UEFA-s në momentin e pranimit

    Reporteri
    03 Maj 2020 | 14:36

    3 maj 2016 është data historike e futbollit kosovar.


    Në këtë datë u bë pranimi i Kosovës me të drejta të plota në UEFA, shtëpinë më të madhe të futbollit evropian.

    Në Kongresin e UEFA-s më 3 maj 2016, Kosova u bë anëtari i 55-të i shtëpisë evropiane të futbollit, me 28 vota pro, 24 kundër dhe 2 të pavlefshme.

    Kurse Gazeta Olle iu sjellë deklaratën e parë të ish-presidentit, Fadil Vokrri të bërë para anëtarëve të tjerë të UEFA-s në momentin e pranimit në shtëpin më të madhe të futbollit në Evropë.

    “Jam shumë i emocionuar t’iu drejtohem pasi sot Kosova është pranuar në UEFA, ky është një moment historik për futbollin kosovar. Një lajm i jashtëzakonshëm për futbollistët, sportdashësit. Betohemi se do të mbrojmë vlerat e futbollit. Faleminderit për votat që na bënë anëtaren e 55-të të UEFA-s”, është shprehur Vokrri para gjithë anëtarëve të tjerë të UEFA-s në vitin 2016.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!