Përhapja e pandemisë ‘Covid-19’ i njohur ndryshe si ‘koronavirus’ ka ndërperë prej javësh të gjitha aktivitetet sportive në vend.
Aktualisht futbolli në Kosovë ndodhet në dritën e portokalltë, në pritje të jeshiles për të vazhduar kampionatin, apo asaj të kuqes për ta përfunduar atë, ashtu siç kanë bërë edhe disa vende në Evropë.
Ismet Munishi, kryetrajner i FC Ballkanit, në një prononcim për Gazetën “Sheshi” ka deklaruar se ai dhe skuadra që ai e drejton janë në pritje të një plani konkret nëse do të riniste kampionati.
“Ne si klub jemi duke pritur planin dhe protokollin konkret se si duhet vazhduar. Ne akoma nuk dijmë asgjë dhe ndaj nuk mund të ju jap një datë se kur mund të fillojnë përgatitjet, pasi që nuk varet nga ne”, deklaroi Munishi.
Më pas tekniku kryeqytetas ka folur edhe për gjendjen fizike të futbollistëve, derisa ka thënë se skuadrës së tij do t’i duhet një muaj për të arritur formën që kishin para ndërprerjes së kampionatit.
“Gjendja nuk mund të jetë e mirë sepse pauza ishte mjaft gjatë. Në formën që kishim na duhen një muaj punë. Por, nëse neve na duhet një muaj, skuadrave të tjera do t’u duhen dy muaj, kështu që ne jemi prap në përparësi”, deklaroi Munishi.
Skuadra e Ballkanit ndodhet në pozitën e parë të renditjes tabelare të Superligës dhe në fazën e gjysmëfinales së DigitAlb Kupës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.