×
  • Sport
  • Sport

    Bundesliga me masa të rrepta, ja çfarë do të ndodhë nëse lajmërohet një rast me Koronavirus

    Reporteri
    03 Maj 2020 | 18:53

    Bundesliga përfundimisht po nis derisa masat duket të jenë maksimalisht të rrepta.


    Ministri i Brendshëm dhe i Sportit në Gjermani, Horst Shefer ka dhënë dritën jeshile për rifillimin e kampionatin, por shprehet nëse qoftë edhe një rast rezulton pozitiv, e gjithë ekipi duhet të futet në karantinë 2 javore.

    “Unë mendoj se plani i dhënë nga federata është i arsyeshëm dhe unë i mbështes ata për rifillimin e kampionatit brenda majit.

    Megjithatë në rast se një person del pozitiv më Koronavirus, qoftë lojtar apo stafit teknik, e gjithë skuadra dhe ndoshta kundërshtari me të cilin janë përballur herën e fundit duhet të futen në një karantinë dy javore.”, u shpreh Shefer.

    Bundesliga do të jetë një nga kampionatet e para kryesore që do të rinisë, pas pezullimit nga Koronavirusi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!