Qendërmbrojtësi i Kosovës, Ibrahim Dresheviq, në fëmijëri ka luajtur futboll vetëm për t’u kënaqur, por kurrë nuk e ka ditur se një ditë do të jetë në garë për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian.
Këtë mundësi, Dresheviq e ka nëse me Kosovën i fiton dy ndeshjet e plejofit për Kampionat Evropian.
“Nuk kam menduar shumë kur kam qenë i vogël. Kam luajtur futboll vetëm për t’u kënaqur, vetëm kaq. Por, kur fillova të rritesha, nisa ta kuptojë se mund të bëhem dikush në futboll”, ka thënë Dresheviq për emisionin sportiv të KTV-së “Sporti Total”.
Dresheviq në intervistën dhënë KTV-së, ka bërë të ditur se dy golat e këtij sezoni kanë qenë të parat në karrierën e tij. Ai tregoi edhe arsyen pse e zgjodhi Kosovën kur kishte mundësi të luante për Suedinë, Shqipërinë dhe Malin e Zi.
“Po, kam pasur katër mundësi për zgjedhje. Por, e zgjodha Kosovën sepse mendoj se është më e mira për mua dhe mendoj se e kanë atë projektin e madh. Është ekip i ri dhe po shkon lartë e më lartë tërë kohën dhe mendoj se do të jetë e ardhme e mirë me Kosovën”, ka theksuar ai.
Dresheviq me Heerenveenin ka kontratë edhe dy vjet. Por, nuk përjashton mundësinë e largimit. Ai ka zbuluar se ka interesim të skuadrave nga Italia dhe Gjermania.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.