Sot janë bërë katër vite nga pranimi i Kosovës në UEFA.
Ngjarja e 3 majit 2016 kishte marrë vëmendjen e mediave më të mëdha Botërore që treguan për anëtarin më të ri të shtëpisë evropiane të futbollit, shkruan Indeksonline.
Fotografia e fotoreporterit Blerim Uka që në dorë mban një top me flamuj të Kosovës dhe me shkrimin “Mirësevjen në UEFA, Kosovë”, ishte në ballinat e të gjitha mediat botërorë.
Ai top është bërë i famshëm dhe del sa herë që lidhet futbolli me Kosovën.
Sipas Ukës, ai top ishte blerë vetëm 4.50 euro, por që sot ka një vlerë më të madhe.
Ai është dizajnuar në vitin 2012 nga vetë fotoreporteri dhe me vete e ka marrë në stadiumet më të famshme të Botës për të lobuar në njohjen e Federatës.
Ky top ishte i pranishëm në finalet e Ligës së Kampionëve, në Wembley, në Alianz Arena, në Evropianin në Poloni dhe Ukrainë si dhe në Kampionatin Botër në Brazil.
Topi që u zhvillua finalja e Kupës së Botës në Moskë me emrin “Telstar” kushton 150 euro, por nuk është më i famshëm se topi me flamuj të Kosovës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.