×
  • Sport
  • Sport

    Ibrahim Dersheviç tregon se pse vendosi të luajë për Kosovën, para Shqipërisë, Malit të Zi e Suedisë

    Reporteri
    04 Maj 2020 | 12:08

    Mbrojtësi 23 vjeçar, Ibrahim Dersheviç, ditëve të fundit ka treguar se pse ai ka zgjedhur që ta përfaqësoj Kosovën.


    Mbrojtësi kosovar, nuk ka shumë muaj që është bashkuar me Kombëtaren tonë, ai në një intervistë dhënë për KTV, tregoi se pse vendosi të luajë për Kosovën, para Shqipërisë, Malit të Zi e Suedisë, shkruan Reporteri.net

    Edhe pse kishte të drejtë të përcaktohej në njërin nga shtete e përmenduar më lartë, Dersheviç nuk e tradhëtoi vendin e tij, ai zgjodhi Kosovën sepse e konsideronte si opsionin më të mirë.

    “Unë zgjodha Kosovën sepse mendoj se ishte opsioni më i mirë për mua dhe besoj në projektin tonë. Kemi një ekip të ri, synojmë lartë dhe besoj se e ardhmja është shumë e ndritshme për Kosovën”, tha Dersheviç.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!