Luis Figo e ka pranuar se jo gjithmonë e ka shijuar futbollin me Interin në Serie A, për shkak të marrëdhënieve të tensionuara me trajnerin Roberto Mancini.
Figo i kaloi katër vjet në Inter, pasi u largua nga Real Madridi më 2005, dhe i fitoi katër tituj në Serie A gjatë asaj periudhe, transmeton Gazeta Express.
“Në fillim e pata një përvojë të mirë në Inter, pastaj përvoja u bë e keqe me të (Mancinin)”, tha Figo në një bisedë me Fabio Cannavaron në Instagram.
“Mancini ishte ndër njerëzit që më turpëruan më së shumti në karrierë. Vuaja. Nuk isha më 20 vjeç por 34. U desh ta përjetoja një situatë që tani mendoj se nuk është dashur ta përjetoja”, shtoi ai.
“Më dërgonte për t’u ngrohur për 85 minuta dhe më fuste në lojë në tre minutat e fundit për ta parë nëse do të shpërtheja… kjo nuk është normale në moshën 34 vjeçe”, theksoi ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.