×
  • Lajme
  • Lajme

    Shërohen edhe dy pacientë nga coronavirusi

    Reporteri
    04 Maj 2020 | 15:53

    Infektologu Ahmeti bëri të ditur se sot janë liruar dy persona, të cilët janë shëruar nga virusi COVID-19, ndërsa dy të tjerë janë në pritje të rezultateve.


    Ndërsa, sa i përket personelit shëndetësor ai tha se nuk ka ndonjë rast të ri.

    Duke qenë se ditëve të fundit ka pasur një numër më të ulët të rasteve të reja me COVID-19, ai potencon se është një kohë pak më relaksuese, por që thotë se duhet të vazhdohet me respektimin e masave.

    “Është kohë pak më relaksuese, por që nuk do të thotë të shpërqendrohemi dhe të largojmë vëmendjen nga kujdesi i masave të rekomanduara deri më tani. Ne duhet me pas kujdes të shtuar që edhe kah fundi mos të humbim durimin, masat preventive duhet të respektohen sikurse edhe më parë”, tha ai.

    Në Kosovë deri më tani janë 851 raste me COVID-19, prej të cilëve 381 persona janë shëruar, ndërsa 22 kanë vdekur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!