Portieri Loris Karius ka përfunduar bashkëpunimin me klubin e Besiktashit.
Kështu raporton gazeta gjermane ‘Bild’, e cila thotë se Karius ka mbyllur kontratën me klubin e njohur turk, dhe pret një përgjigje për pagat e pamarra nga Besiktashi.
Klubi i njohur i Turqisë refuzon ta paguajë portierin gjerman. Në këtë mënyrë, Karius do të kthehet te Liverpooli, por duket thuajse e pamundur që ai të gjejë vend te ‘The Reds’.
Skuadra angleze e Wolverhampton ka shfaqur interes për të.
Karius u shënjestrua pas dy gafave në finalen e vitit 2018 të Ligës së Kampioneve Real Madrid-Liverpool 3-1, të cilat i kushtuan trofeun prestigjioz klubit anglez.
Ai u anatemua shumë nga tifozët për mungesën e përqëndrimit në fushë. Me Besiktashin, Karius ka luajtur gjithsej 67 ndeshje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.