Sulmuesja e Paris Saint-Germainit, Kadidiatou Diani, ka nënshkruar kontratë të re me klubin, duke u bërë kështu futbollistja e dytë më e paguar në botë, vetëm pas fitueses së Topit të Artë të vitit 2018, Ada Hegerberg.
Sulmuesja 25-vjeçare nënshkroi kontratë trevjeçare të hënën, duke ia përkushtuar të ardhmen e vet Paris Saint-Germainit, përderisa refuzoi një ofertë nga rivali i klubit, Lyoni, transmeton Gazeta Express.
Rinovimi i kontratës së Dianit nuk është e vetmja marrëveshje e madhe e arritur nga PSG-ja, pasi që ata arritën ta bindin edhe Nadia Nadimin të nënshkruajë kontratë të re për të qëndruar në Paris edhe për një vit tjetër.
Pasi e arriti këtë marrëveshje me gjigantin francez, Diani u shpërblye me ngritje page dhe tani do të paguhet 30 mijë euro në muaj – të njëjtën ofertë ia kishte bërë edhe Lyoni.
Diani vendosi të mos e ndryshojë klubin të cilin e përfaqëson pasi që preferon të jetojë në Paris, përderisa në vendimin e saj ndikoi edhe fakti që drejtori sportiv i klubit, Leonardo, e thirri personalisht për t’ia kërkuar këtë. /Gazeta Express/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.