×
  • Sport
  • Sport

    Akuzohet ish-gruaja e futbollistit që u rishfaq katër vjet pasi u shpall i vdekur

    Reporteri
    05 Maj 2020 | 12:21

    Ish-futbollisti i Schalkes, Hiannick Kamba, është gjetur i gjallë në Gjermani, pothuajse katër vjet pasi ishte shpallur i vdekur në një aksident trafiku.


    Ish-mbrojtësit nga Kongo, i cili kishte luajtur përkrah portierit Manuel Neuer gjatë kohës së tij në Schalke, ishte raportuar i vdekur në janar të vitit 2016, pasi thuhej se kishte qenë pjesë e një aksidenti trafiku në vendlindjen e tij, transmeton Gazeta Express.

    Klubi i atëhershëm i futbollistit Kamba, klubi gjerman Vfb Huls, i kishte konfirmuar lajmet se futbollisti nga Kongo kishte ndërruar jetë në mënyrë tragjike në një aksident trafiku.

    Megjithatë, futbollisti që tani është 33-vjeçar, është gjetur i gjallë në qytetin gjerman Gelsenkirchen dhe tani mund të përballet me betejë ligjore me prokurorë.

    Prokurori Anette Milk ka zbuluar se është duke e hetuar rastin dhe ish-bashkëshorten e Kambas, e cila mori shumë gjashtë-shifrore për sigurimin jetësor të futbollistit, pas vdekjes së supozuar të tij.

    Ish-bashkëshortja e tij e kishte kërkuar dëmshpërblimin për sigurimin jetësor të futbollistit kur ishte raportuar për vdekjen e tij. Pasi që ajo i kishte dërguar disa dokumente për vdekjen e tij te kompania e sigurimeve, tani ajo përballet me akuza për mashtrim, pasi që ato dokumente ishin të falsifikuara.

    Gazeta gjermane Bild më tutje raporton se Kamba do të jetë i thirrur si dëshmitar në seancat gjyqësore.

    33-vjeçari ishte kthyer në Gjermani në vitin 2018, ku punon si teknik kimik për një kompani të energjisë elektrike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!