×
  • Sport
  • Sport

    Michael Jordan fitoi 1.3 miliardë dollarë vetëm nga Nike

    Reporteri
    05 Maj 2020 | 20:25

    Legjenda e basketbollit, Michael Jordan ishte afër nënshkrimit të një marrëveshje me Adidas, në vitin 1984, por nëna e tij e bëri atë të ndryshonte mendje dhe të pranonte ofertën e Nike.
    “Nëna ime tha, ‘do të më dëgjosh. Mund të mos pëlqejë, por do të më dëgjosh”, tha Jordan gjatë episodit të pesë të “The Dance Last”, dokumentar i ESPN për Jordanin dhe Chicago Bulls.

    Nike i ofroi Jordanit një marrëveshje 500,000 dollarë në vit për pesë vjet, si dhe këpucën e tij, Air Jordan, diçka që Adidas nuk ishte e gatshme të bënte.
    Nike shiti Air Jordanat me vlerë 126 milion dollarë në vitin e parë të marrëveshjes, sipas TMZ, dhe Jordan deri më tani ka bërë afërsisht 1.3 miliardë dollarë nga partneriteti me Nike, shkruan Forbes, transmeton Reporteri.
    “Do të bëhesha budalla, duke mos marrë këtë marrëveshje. Kjo është marrëveshja më e mirë”, citon Jordan t’i ketë thënë babai i tij.
    Sipas TMZ, Nike parashikoi 3 milion dollarë shitje të Air Jordan në katër vitet e para të marrëveshjes, por përfundoi të shiste të mbathura me vlerë 126 milion dollarë vetëm në vitin e parë./Reporteri

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!