×
  • Sport
  • Sport

    Lojtarët e Barcelonës testohen nesër për coronavirus

    Reporteri
    05 Maj 2020 | 22:24

    Lojtarët e Barcelonës do të kthehen në terrenin e stërvitjeve nesër për të bërë testin e koronavirusit.


    La Liga i dha klubit dritën e gjelbër që të kthehej në stërvitje – pasi inspektoi objektet ditën e sotme.

    Lojtarët e klubit katalanas do të testohen individualisht për t’u siguruar që ata nuk kanë virusin, së bashku me trajnerin Quique Setien dhe ndihmësit e tij, të cilët gjithashtu do të testohen me materialet e marra nga La Liga.

    Ky është hapi i parë para se të fillojë trajnimi individual dhe më pas faza tjetër do të fillojë punën në grup.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!