Kryeministri Albin Kurti e ka përmendur sërish gjendjen e jashtëzakonshme, që e rrezoi Qeverinë e tij dhe e nxiti një debat të madh me presidentin Hashim Thaçi.
Në një postim të para pak minutave në Facebook, Kurti është krenuar që edhe pa gjendje të jashtëzakonshme ka progres të madh në betejën kundër coronavirusit.
“Pa gjendje të jashtëzakonshme por me punë dhe përgjegjësi të pazakontë, sonte nga 220 teste për virusin Corona, 87 rezultojnë të shëruar e vetëm 1 pozitiv”, ka shkruar ai.
Presidenti Thaçi kishte propozuar gjendje të jashtëzakonshme. Ishte përkrahur edhe nga LDK dhe nënkryetari i saj, Agim Veliu që ishte Ministër i Punëve të Brendshme. Kurti e shkarkoi dhe kjo çoi në rrëzimin e Qeverisë. /Reporteri
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.