×
  • Sport
  • Sport

    Lazio kujton golin legjendar të Lorik Canës

    Reporteri
    06 Maj 2020 | 23:17

    Lazio ka kujtuar sot golin fantastik të ish-kapitenit të Shqipërisë Lorik Cana në sfidën e 6 majit të vitit 2012 Atalanta-Lazio, e fituar nga bardhekaltërit me rezultatin 0-2.


    Ish-mbrojtësi kuqezi mori topin dhe duke dribluar disa prej kundërshtarëve dhe më pas shkarkoi të djathtën e tij nga jashtë zone duke shënuar një gol përrallor, i cili mbylli takimin me fitoren e kryeqytetasve.

    Cana luajti 4 sezone me Lazion (2011-2015) duke regjistruar 111 ndeshje dhe 4 gola. Me bardhekaltrit Cana fitoi dhe Kupën e Italisë në vitin 2013.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!