×
  • Lajme
  • Lajme

    Pyet deputeti Zeka: Ku shkuan 800 milionë euro që u dhanë për energji?

    Reporteri
    17 Prill 2019 | 16:38

    Deputeti i NISMA-s, Milaim Zeka ndërsa ka folur në seancën që po mbahet për energjinë ka hedhur akuza se nga paslufta miliona euro janë ndarë për energjinë dhe sot nuk ka rrymë, shkruan Reporteri.net.


    “Pasi kemi mbingarkim të këshilltarëve e zv.ministrave që rrinë gjithë ditën me telefon. Ku kanë shku paratë e UNMIK-ut dhe EULEX-it të dedikuara për energjinë në Kosove. Diku 800 milionë euro për termoelektrana janë dhanë dhe nuk ka energji elektrike.
    Shumë e kam një brengë që jeni duke e bërë të njejtën gjë që ish-qeveria ka bërë me Ferronikelin, ku 1 kilovat rrymë është paguar nga Ferronikeli veç 33 euro, kurse Kosova e ka blere 120 euro naa importi. Jeni duke bërë kontratë fikse”, tha Zeka.

    Ai tha se dyshon se është duke u bërë një lojë e madhe me paranë publike.

    “Andaj keni kujdes, se e tha Glauku (Konjufca) mundeni me ra në burg. Ti je djali i ri dhe e përballon, por ata që kanë bo kontrata si ajo e Ferronikelit që një ditë vjen një forcë politike që heton çdo kontratë nga paslufta e deri tani”, theksoi Zeka. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!